Secondary Adv

Oda Ekonomike i kërkon BE të heqë masat ndaj Kosovës dhe të hapë rrugën për zhvillim

Oda Ekonomike e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian që t’i heqë masat ndaj Kosovës.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka njoftuar se i ka dërguar një letër përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Çështjet e Jashtme, duke shprehur shqetësimin e thellë për masat kufizuese që vazhdojnë të aplikohen ndaj Kosovës.

 

Oda Ekonomike e Kosovës i ka kërkuar Bashkimit Europian që t’i heqë masat ndaj Kosovës.

 

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, në cilësinë e tij edhe si Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor (ËB6CIF), i ka dërguar letër Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Çështjet e Jashtme, Kaja Kallas, duke shprehur shqetësimin për masat kufizuese.

 

Në letrën e tij, Rafuna theksoi se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

 

“Megjithatë, masat kufizuese aktuale e pengojnë sektorin privat dhe institucionet e Kosovës të kenë qasje në këto instrumente. Rezultati është pezullimi efektiv i mbi 600 milionë eurove projektet zhvillimore që mbulojnë mbrojtjen e mjedisit, sigurinë energjetike, digjitalizimin dhe infrastrukturën lokale.

 

Për bizneset tona — shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe nxitësi kryesor i mirëqenies, inovacionit dhe stabilitetit shoqëror — këto masa nënkuptojnë pamundësinë për të siguruar kredi, fonde dhe grante jetike për rritjen ekonomike”, thuhet në letrën drejtuar Kallasit.

 

Edhe pse Bashkimi Evropian pati thënë se masat ndaj Kosovës do t’i heqë pasi të kryhej “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

 

Pas transferimit të pushtetit, BE-ja ka deklaruar se diskutimet për heqjen e masave do të zhvillohen pas formimit të qeverisë së re.

 

Edhe pse Bashkimi Evropian pati thënë se masat ndaj Kosovës do t’i heqë pasi të kryhej “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas transferimit të pushtetit, BE-ja ka deklaruar se diskutimet për heqjen e masave do të zhvillohen pas formimit të qeverisë së re.

 

Për heqjen e masave, janë angazhuar Gjermania, Sllovenia, Kroacia, Estonia, Luksemburgu, Belgjika, Holanda, Finlanda, Malta, Austria, Irlanda, Polonia dhe Suedia.

 

Disa prej tyre kanë kërkuar që masat të hiqen menjëherë. Disa i kanë quajtur si absurde dhe kanë bërë thirrje që masa të tilla në të ardhmen të evitohen. Gjermania ka thënë se heqja duhet të ndodhë duke marrë parasysh transferimin e pushtetit lokal në veri. Diskutimi ka ndodhur para se të ndodhte betimi i kryetarëve të komunave në veri.

 

Edhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së (EEAS) është shprehur për heqjen e masave ndaj Kosovës, përderisa një “entuziazëm të tillë” nuk e ndan Komisioni Europian. Shumë vende të BE-së janë të irrituara me këto masa dhe i shohin ato si një “dëshmi se BE nuk ka pasur qasje të balancuar ndaj Kosovës dhe Serbisë”.

Burimi:Monitor


Më të lexuarat